Brigada e zjarrfikësve në Ferizaj bëhet edhe me dy autocisterna të reja
04/09/2012 00:00
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë të martë i ka dorëzuar çelësat për dy autocisterna të reja për Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizajt. Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre autocisternave, numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, ka theksuar se komuna e Ferizajt edhe kësaj here po dëshmon se është e përkushtuar që të ofrojë shërbime për qytetarët e vet. “Dëshmia më e mirë është edhe kjo që ne sot në mënyrë simbolike po i dorëzojmë çelësat për dy autocisterna, investim i bërë nga komuna e Ferizajt”, ka thënë kryetari Aliu, duku vlerësuar tejet lart edhe angazhimin e kësaj brigade. Aliu ka thënë se komuna po bënë përpjekje maksimale që çdo here ti dilet në ndihmë Brigadës së zjarrfikësve.”Në kuadër të investimeve kapitale që jemi duke bërë në rrugën “Enver Topalli”, me ndërtimin e objektit për njësinë e zjarrfikësve, kjo tregon edhe gatishmërinë e kësaj njësie e cila është shumë e lartë, sidomos në fazën në të cilën po kalon edhe Republika e Kosovës. Ju e keni parë që sivjet kemi pasur jashtëzakonisht një gjendje të gatishmërisë shumë të lartë sidomos sa i përket zjarreve në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ne fatmirësisht kemi pasur një gjendje më të mirë si komunë, por tash me menaxhimin që bëhet nga Agjencioni mundësohet që edhe komuna e Ferizajt, t’ju del në ndihmë edhe qyteteve tjera, por në radhë të parë kjo nënkupton se të dy autocisternat do të jenë në shërbim të qytetarëve ferizajas”, është shprehur Aliu. Nga ana tjetër, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve Halil Osmani ka theksuar se nevoja për këto autocisterna ka qenë shumë e madhe. “Falënderojmë komunën e Ferizajt që sot na i dhuroi këto autocisterna se vërtet nevojat kane qenë shumë të mëdha. Deri tash kemi punuar me automjete të stërvjetruara dhe këto autocisterna të reja janë shumë të nevojshme. Vlen të theksohet se gjatë verës kemi pasur gjithsej 168 intervenime dhe ky është një numër mjaft i madh dhe ja kemi dalur me suksese që të kryem të gjitha këto intervenime”, ka thënë Osmani.
U bë e ditur se vlera e këtyre automjeteve kap shumën rreth 100 miëj euro.
Komuna e Ferizajt, ka siguruar autocisterna të reja për Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizajt.