Dëmet janë shkaktuar në kulturat bujqësore por edhe dëme të tjera materiale, duke dëmtuar pullazet e shumë shtëpive të ndryshme. Thuhet së dëmet më të mëdha janë kryesisht në fshatrat e komunës së Ferizajt. Ekipet e drejtorisë së Shërbimeve Publike , sot kanë vizituar fshatrat Tërrn, Bablak, Kosinë ,Koshare, Dremjak, Nerodime e Ulët dhe e lartë si dhe fshatin Pleshinë. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Ibrahim Hysenit, dëmet janë shkaktuar kryesisht në kulturat bujqësore por ka pasur edhe dëme të tjera materiale.”Në fshatin Nerodime e ulët dhe e lartë , në fshatin Pleshinë janë para dëmtime të pullazeve të shtëpive , ku breshëri ka dëmtuar tjegullat e tyre. Ne do të çojmë edhe një ekip që të bëjë vlerësimin e tyre dhe ne si drejtori e shërbimeve publike dhe emergjencës do të shikojmë, se çka mund të bëjmë dhe t’ju dalim në ndihmë” tha Hyseni.
U bë e ditur se fondi i drejtorisë së komunale të Shërbimeve Publike për raste emergjente është rreth 25 mijë euro për tërë vitin. Edhe në komunën e Ferizajt, janë shkaktuar dëme nga breshëri i rënë gjatë ditës së djeshme.