Bota lëvizi më 24 Mars 1999, për t’i sjellë lirinë Kosovës!
24/03/2020 16:49
Shteti gjenocidal serb kishte prekur tavanin e durimit ndërkombëtar, derisa lufta jonë çlirimtare po mbronte e çlironte bashkëkombasit anekënd Kosovës nga thundra serbe.
Në ADN-n e shtetësisë së Kosovës kemi një emër, një flamur, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleantëve të NATO-s e kombeve më të përparuara europiane.
Mirënjohës sa të jetë jeta!
E detyrë ta ndrisim Kosovën përpara!