Të gjithë akterët të cilët janë të involvuar në procesin e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të ri-atdhesuar , janë mbeldhur sot dhe kanë diskutuar për këtë proces. Drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit, Vesel Zhinipotoku gjatë këtij takimi ka theksuar faktin se Komuna e Ferizajt , por edhe qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë prioritet implementimit të kësaj strategji për personat e ri-atdhesuar. “Në komunën tonë janë të kyqura të gjitha drejtoritë, ku secila ka obligimet e veta të cilat janë të përcaktuara në këtë strategji” , ka thënë drejtori Zhinipotoku, duke theksuar faktin se ka bashkëpunim shumë të ngushtë me përfaqësues të Qendrës Rajonale për Punësim ,Qendrës për Aftësim Profesional, Qendrës për Punë Sociale si dhe Qendrës së Regjistrimit Civil. ”Prandaj në këtë takim u njoftuam për rrjedhën e këtij procesi për hapat të cilët duhet të ndërrmarrim, por edhe për ato se çka deri më tani është ndërrmarr. Të gjithë u dakorduam që duhet te kemi një bashkëpunim sa më të mirë në mënyrë që ky proces të ecën mirë dhe mbarë në komunën tonë dhe të shkëmbejm të gjitha informacionet të cilat i kanë për personat e ri-atdhesuar.” , ka thënë Zhinipotoku.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për problemet të cilat mund të dalin gjatë procesit të riintegrimit dhe riatdhesimit të personave të ri-atdhesuar. “U pa që ka persona të cilët nuk figurojnë askund , për shkak se nuk ka informacione , do të thotë nga zyra për riintegrim në airoport ka raste që nuk përcillen të gjitha informacionet, prandaj u kërkua që në këtë drejtim të kemi sa më tepër informacione” ka potencuar Zhinipotoku. Ai ka theksuar faktin se secili inoformacion është tejet i nevojshëm në mënyrë që pastaj të kontaktojë drejtpërsedrejti me atë familje dhe më tej te merren të gjitha veprimet e parapara” Veprimi i parë është që ato familje të pajisen me dokumentacion nëse nuk është i pajisur, të shikojmë strukturën e asaj familje, mundësinë e punësimit , aftësimit dhe rregullimin e çështjes sociale si dhe të shikojmë edhe mundësinë e shkollimit të atyre familjeve që kanë fëmijë” tha Zhinipotoku.
Qeveria e Republikës së Kosovës për komunat ka ndarë edhe një fond prej 3.5 milion eurosh për ato komuna të cilat nuk kanë kapacitete financiare për t’u përballur vetë me këtë proces.
Procesi i ritadhesimit dhe riintegrimit të personave të ri-atdhesuar është i një rëndësi të madhe