Gjatë këtij takimi është diskutuar për grandin e fituar nga USAID-i, si komuna më e suksesshme në menaxhimin e mbeturinave, ku me këtë rast është folur rreth shpenzimit të mjeteve se në cilën lëmi dëshiron komuna t’i investojë ato.
Me këtë rast drejtuesit e komunës së Ferizajt, kanë shpjeguar në mënyre të detajuar projektin që ka të bëjë me kontejnerët nëntokësor, projekt ky i një rëndësi të madhe që parashihet të fillojë në rrugët kryesore të qytetit dhe më pastaj ky projekt të zgjerohet edhe në rrugët tjera të Ferizajt.
Drejtuesit e USAD-it e kanë mirëpritur një projekt të tillë të cilët kanë vlerësuar se një projekt të tillë duhet ta bëjnë edhe komunat tjera të Republikës së Kosovës.
Komuna e Ferizajt, ditë më parë është shpërblyer me 45 mijë dollarë nga USAD-i dhe MAPL-ja për menaxhim të mbeturinave.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Ibrahim Hysenin dhe Drejtorin për Planifikim, Zhvillim dhe Rindërtim Ardian Ferizin, ka pritur në një takim përfaqësuesit e USAD-it amerikan si dhe përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).