Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellët që ka Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria e Arsimit me kolegjin turk “Mehmet Akif”, këtë të hënë këta të fundit janë pritur nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe drejtues të Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta në sferën e arsimit, konkretisht në realizimin e shumë planeve të përbashkëta që ka Drejtoria e Arsimit me Kolegjin turk “Mehmet Akif”.
U bë e ditur se bashkëpunimi me këtë kolegj do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt, Agim Berisha si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit Qazime Vata, këtë të hënë ka pritur në një takim drejtuesit e kolegjit “Mehmet Akif”.
Drejtuesit e Kolegjit “Mehmet Akif”, po ashtu janë pritu edhe nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.