Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta sa i përket arsimit ferizajas. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Berisha ka theksuar se në këtë takim janë sqaruar edhe disa probleme në të cilat ka pasur vështërsi kjo Drejtori.
Gjatë ditës zyrtarë e Ministrisë së Arsimit kanë zhvilluar edhe një takim tjetër me zyrtarët e lartë të arsimit në Ferizaj.
U bë e ditur se në një të ardhme të afërt sekretari permanent i Ministrisë së Arsimit Xhavit Daku , do të takohet me drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajt, ku këta të fundit do të kenë mundësi që të parashtrojnë pyetjet e tyre çka nuk kanë të qartë për drejtuesit e Ministrisë së Arsimit.
Këtë të mërkurë, Agim Berisha, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, është takuar me sekretarin permanent të Ministrisë së Arsimit Xhavit Daka si dhe drejtorin e Inpsektoratit të Arsimit Defrim Gashin.