Temë kyçe e takimit ishte siguria e përgjithshme e qytetarëve si dhe bashkëpunimi mes institucioneve komunale dhe atyre të pavarura, që lidhen me interesat e qytetarëve, komunës dhe anasjelltas.
Po ashtu është biseduar edhe rreth konteste të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht, me ata të cilët po dëmtojnë pronën publike siç janë prerësit ilegal të pyjeve.
Në fund të takimit të gjithë u dakorduan për një bashkëpunim shumë të ngushtë, e cila është në të mirë të të gjithë qytetarëve ferizajas.
Këtë të mërkurë, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim të përbashkët, drejtues të policisë së Kosovës, në krye me nënkolonel Gazmend Hoxhën, kryeprokurorin e Prokurorisë Komunale, Agron Çalajn si dhe kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hysenin.