Në këtë takim është diskutuar lidhur me shënimin e 28 shtatorit ditës së dëshmorëve të UÇK-së, datë kjo e cila lidhet edhe me Epopenë e lavdishme të Jezercit.
Në këtë takim u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që ky manifestim të jetë sa më i mirë i mundshëm.
Aktivitete që fillojnë shënimin e kësaj dite fillojnë nga dita e shtunë me turnir në futboll të vogël, duke filluar nga ora 10:00 ku planifikohet që të marrin pjesë shkollat fillore dhe të mesme.
Ndërkaq të dielën duke filluar nga ora 9:30, bëhet nisja nga Komuna për të bërë homazhe varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në orën 11:00 në teatrin e qytetit, do të mbahet akademi përkujtimore ku do të kenë pjesën foljore dhe atë artistike, po ashtu në orën 11:00 do të mbahet edhe gara me moticikleta “Motocross Kastrioti”.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me nënkryetarin Xhavit Zariqin dhe drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Enver Halitin,këtë të enjte janë takuar me drejtues të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, të kryesuar nga Gafurr Bytyqi, Nazmi Krasniqi dhe nga Selami Bytyqi.