Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa si dhe Ministri për kthim dhe komunitete Dalibore Jevtiq, kanë bërë nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të energjisë elektrike në fshatin Bablak, fshat ky i banuar kryesisht me komunitetin serb.
Me këtë memorandum bashkëpunimi komuna e Ferizajt dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete do të participojnë me nga 50 për qind të shumës së paraparë për këtë rehabilitim.
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, nënshkrimin e këtij memorandumi e ka vlerësuar si të një rëndësie shumë të madhe me vet faktit se çështja e ujit dhe energjisë elektrike janë e drejte elementare e çdo qytetari.
“Ne si komunë jemi mirënjohës edhe Ministrisë së Kthimit, për shkak të marrjes se obligimeve që kanë për t; kryer. Uji është shumë i rëndësishëm për jetën e banorëve që jetojnë në Bablak, jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë vend”, ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar faktin se kanë biseduar edhe për shumë çështje të tjera të cilat janë jetike për komunitete që jetojnë në qytetin e Ferizajt.
“Kemi biseduar edhe për realizimin e disa projekteve me rëndësi të veçantë për kthimin e qytetarëve të Ferizajt, të cilët janë të komuniteteve të ndryshme, që jetojnë jashtë Kosovës si në Maqedoni dhe në Mal të zi. Janë gjashtë familje që kanë shprehur dëshirën e tyre që të kthehen në Ferizaj, në vatrat e tyre dhe në si komunë do t’i ofrojmë të gjitha kushtet për t’u kthyer ata”, ka thënë Svarqa.
Nga ana tjetër Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibore Jevti, ka thënë se sot së bashku me kryetarin Svarqa, ka zgjidhur një problem pas shumë muajsh për banorët e fshatit Bablak, në mënyrë që edhe ata të kenë ujë të pijshëm.
“Ministria për kthim dhe komunitete dhe komuna e Ferizajt, në mënyrë të barabartë do të financojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Ky është vetëm hapi i parë që është në bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë për kthim dhe bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe në sferat tjera, sikurse është zgjidhja e problemit për komunitetin ashkali. Është fjala për shtëpitë e djegura në fshatin Dubrave , ministria do të kontribuojë në ndërtimin e atyre shtëpive, mirëpo do të bashkëpunojmë edhe në sfera tjera dhe nga ky vend i të kthyerve i ftojë edhe të zhvendosurit e tjerë që të kthehen në vatrat e tyre dhe bashkë me qeverinë lokale do të punojmë në mënyrë që t’ju ofrojmë kushtet e nevojshme për jete, sepse kjo është në interes të qeverisë lokale dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vet të të kthyerve. Duhet t’i kthehemi së ardhmes e cila duhet të jetë e mire, dhe unë besoj se përveç këtyre gjashtë familjeve që do të kthehen nga Maqedonia do të kemi raste të shohim edhe më shumë të kthyer në komunën e Ferizajt”, është shprehur Jevtiq.
Kryetari Svarqa dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete Jevtiq, kanë biseduar edhe shumë çështje të tjera njëra ndër to ka qenë edhe që në të ardhmen komuna dhe ministria të kenë një bashkëpunim sa i përket stabiliteti ekonomik, pasi problemi ekonomik është më i madhi në regjion dhe përmes projekteve individuale të ndihmohen qytetarët e Ferizajt si dhe komuniteti pakicë në mënyrë që të krijohet edhe një balancë në këto projekte që do të bëhen nga Ministria dhe Unioni Evropian si dhe Ambasadat e shumta që janë në Kosovë.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të premte ka pritur në një vizitë, Ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibore Jevtiq.