Siguria nëpër shkollat e qytetit të Ferizajt, vazhdon të jetë e qetë dhe stabile. Kështu u tha gjatë takimit të ditës së sotme që zhvilloi kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, me komandantin e stacionit të policisë, kapiten Qazim Reka.
Kryetari Svarqa, me këtë rast ka kërkuar nga zyrtarë policor që të kenë takimet të rregullta edhe me drejtorët e shkollave në mënyrë që situata e qetë të vazhdojë edhe më tutje.
Nga ana tjetër, kapiten Qazim Reka, ka thënë se tashmë policë të shumtë bëjnë vëzhgim të rregullt nëpër të gjitha shkollat e qytetit të Ferizajt, në mënyrë që të jetë një situatë tepër e qetë dhe të mos ketë raste të dhunës.
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të tjera të rëndësishme sa i përket sferës së sigurisë.
Kryetari i komunës, Muharem Svarqa, ka pritur në një takim, komandantin e Stacionit të Policisë në Ferizaj,kapiten Qazim Rekën.