Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të hënë ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë Elektrike, për të biseduar çështje të shumta që kanë të bëjnë me këtë sektor.
Teme bosht e këtij takimi ka qenë edhe përgatitja e Planeve Komunale të Efiçiencës së Energjisë.
Me këtë rast kryetari Muharem Svarqa ka thënë se do të bashkëpunojnë ngusht lidhur me këtë plan në mënyrë që edhe qyteti i Ferizajt, të ketë një efiçiencë më të madhe të energjisë elektrike.
Hartimi i planeve komunale po realizohet me përkrahjen e afërt të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian” Promovimi i Efiçiencës së Energjisë Elektrike dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.
Të dhënat e grumbulluara do të identifikojnë sektorët ku kërkohet ndërhyrje në mënyrë që të rritet efiçienca e energjisë. Dhe si rezultat, për herë të parë Komunat do ta kenë Planin e tyre për Efiçiencë të Energjisë. Zhvillimi i planeve komunale ka shënuar edhe bashkëpunimin më të lartë të nivelit qendror dhe komunal në shërbim të rritjes së efiçiencës së energjisë në Kosovë.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të hënë ka pritur në një takim, zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë Elektrike.