Në këtë takim është biseduar lidhur me projektet e përbashkëta që tashmë është duke realizuar, komuna e Ferizajt me CDI-në. Temë kyçe e këtij takimi po ashtu ka qenë bashkëpunimi në realizimin edhe të projekteve tjera me këtë organizatë
I pari i qeverisë lokale të Ferizajt, Muharem Svarqa, ka thënë se këto projekte, janë shumë të rëndësishme për banorët e fshatrave të komunës sonë.
Tash për tash në komunën e Ferizajt, po implementohen tri projekte të ujësjellësit në fshatrat: Greme-Rakaj, ujësjellësi në Prelez të Jerlive dhe të Muhaxherëve si dhe impianti i ujërave të zeza në fshatin Komogllavë.
Komuna e Ferizajt edhe në të ardhmen do të realizojë projekte të shumta më CDI-në zvicrrane.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa së bashku më drejtorin e drejtorisë së Infrastrukturës, Gafurr Ilazin, janë takuar me përfaqësues të CDI-së zvicerriane.