
Në këto takime janë biseduar shumë çështje të cilat janë në interes edhe të Komunës së Ferizajt, por ajo me e veçanta ishte çështja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Rovertos në kulturë, sport dhe zhvillim ekonomik.
Gjatë këtij takimi, drejtori Haliti, ju ka bërë ftesë që te vizitojnë edhe qytetin e Ferizajt, me ç’rast kjo ftesë është pritur mjaft mirë dhe shumë shpejt do të jetë kjo vizitë kthyese në qytetin tonë me ç’rast do të iniciohet edhe fillimi i binjakëzimit në mes te dy qyteteve.
Qyteti i Roveretos është një qytet mjaft i zhvilluar ekonomikisht dhe është i njohur për prodhimin e syzeve, çokolatës, verës etj.
Gjithashtu klubi i futbollit Dinamo nga Ferizaj ka marre pjese ne turneun e paqes " Citta della Pace 2014"që organizohet nga Komuna Rovereto dhe ky klub ka përfaqësuar edhe Kosovën në mesin e 16 shteteve të botës.
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Enver Haliti, gjatë këtyre ditëve ka pasur një vizitë zyrtare në qytetin Rovereto të Italisë.