Këta të fundit janë takuar më banorët e fshatrave Doganaj, Zaskok, Pleshinë, Gaçkë, Greme dhe Burrnik, në dy takime të ndara. Me këtë rast kryetar i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka theksuar se kjo formë është mënyra më e mirë që të shikojmë nga afër problemet e juve qytetarëve pavarësisht asaj që ne i dimë, por kjo formë është më e mirë në mënyrë që të na ndihmojë edhe neve rreth hartimit të projekt-buxhetit për vitin 2013-2015 dhe të kemi parasysh kërkesat e juve.
Por, banorët e këtyre fshatrave kanë qenë ata të cilët kanë falënderuar të parin e Ferizajt, Agim Aliun, që po del dhe po bashkëbisedon me ta. Ata para drejtuesve të qeverisë lokale kanë paraqitur shumë halle dhe probleme.
Sa i përket takimeve konsultativi këtë të enjte kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu si dhe drejtori i Planifikimit Ardian Ferizi nga ora 16:30 në shkollën Fillore “Konstandin Kristoforidhi” në Nerodime, do të takohen me banorët e fshatit Jezerc, Nerodime e Poshtme, Nerodime e Epërme, Manastirc dhe Balaj, ndërsa nga ora 18:30 në objektin e shkollës fillore të Lloshkobares do të mbahet takim me banorët e fshatit: Dremjak, Lloshkobare, Slivovë dhe Koshare.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi, kanë takuar banorët e fshatrave të qytetit të Ferizajt.