Sot, në kaudër të aktiviteteve nga Drejtoria për Kulturë, për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, Biblioteka Komunale “Sadik Tafarshiku”mbajti aktivitetin ku u zgjedhën lexuesit më të mirë për vitin 2024. Elvira Spahiu dhe Eltion Hyseni u zgjedhën lexuesit më t ë mirë në sallë të leximit, Noar Bajrami dhe Linesa Zeqiri, lexuesit më të mirë në sektorin për fëmijë dhe Enesa Bislimi dhe Muhabi Neziri nga sektori për të rritur. Mirënjohjet i shpërndau drejtoresha për kulturë znj. Xhemile Murati-Shabani, ku edhe me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit. Po ashtu nxënësit e shkollës “Ahmet Hoxha”, recituan poezi për 17 shkurtin dhe grupi i fëmijëve “Kastriotët” performuan valle.Falenderojmë nxënësit e shkollës “Ahmet Hoxha” dhe grupin e valleve për fëmijë “Kastriotët”. Ju urojmë gëzuar 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë!