Aktivitete e tyre kjo Drejtori i ka pasqyruar edhe përmes një videoprojektor, ku janë bërë publike të gjitha aktivitete që janë zhvilluar këtë vit, ndërkaq manifestimi është zhvilluar edhe më këngë dhe valle.
Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se se gjithçka që thuhet, duhet të lidhet me kultivimin e vlerave te larta artistike, që kultivohen në skenën e teatrit dhe në skenat tjera të qytetit të Ferizajt.
“ Vlera këto të cilat për nga performanca, për nga vlerat artistike dhe shijimet estetike janë ato që i kalojnë kufijtë e qytetit të Ferizajt dhe marrin përmasa më të gjera, për të thënë përmasa kombëtare” , ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se të gjitha arritjet e vitit 2015 që janë shënuar në fushën e artit dhe të kulturës janë më të mëdha se të arriturat në segmentet tjera të shoqërisë.
Nga ana tjetër regjisori Besim Uksmajli, që u zgjedh artist i këtij viti ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë.
Me këtë rast është shfaqur edhe një program kulturo artistik.
Në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, të mërkurën mbrëma artist i vitit 2015 u zgjedh Besim Uksmajli, nga juria profesionale.