Në këtë promovim morën pjesë, zyrtarë komunal, drejtues të shkollës, dashamirë të librit si dhe nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.
Këtë monografi e ka vlerësuar tejet lartë edhe profesoresha dhe shkrimtarja Dije Demiri-Frangu, ku ka theksuar se përmes monografisë shihet puna e cila është bërë ndër vite në këtë shkolle. Ajo ka përgëzuar drejtuesit e shkollës për marrjën e këtij hapi shumë të rëndësishëm për të botuar këtë monografi.
Për këtë monografi foli edhe recenzenti i librit Feriz Ilazi e që vlerësoi tejet lartë këtë monografi.
Të pranishmit me një fjalë rasti I ka përshendetur edhe drejtori I shkollës fillore të mesme të ulët “Abetarja” Xhevdet Shabani. Ai ka folur ne detaje lidhur me këtë monografi.
Për të pranishmit u shfaq edhe një film I shkurtër dokumentar për shkollën “Abetarja” të fshatit Softaj.
Në teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, sonte u bë promovimi i monografisë dhe dokumentarit historik me rastin e 70 vjetorit të punës dhe veprimtarisë së shkollës fillore të mesme të ulët “Abetarja” të fshatit Softaj.