Në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor sonte, është zhvilluar edhe një aktivitet letrar promovues i krijueses Tahire Berisha-Abazi, i organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj.
Ndërkaq sonte është bërë promovimi i disa librave siç është: “Dimension trëndafili”, “Shkolla në xhungël”, si dhe “Grerëza Api dhe bleta Filia” .
Me këtë rast autorja është shprehur se përmes shkrimeve më mirë i shpreh mendimet, emocionet, ndjeshmërinë ndaj çdo gjëje që më preokupon.