Krahasuar me një vit me parë ka rënje në rezultat e arritura në këtë test. Drejtori komunal i Arsimit në Ferizaj , Agim Berisha thotë se rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë është 49.4 për qind , nderkaq gjatë vitit të kaluar ishte 52.71 për qind. “Unë mund të them se jam i kënaqur me rezultat e arritura në një mënyrë. Arsimi sikurse herave të tjera do të kthehet në rrjedhat e normalitetit pa i fryer suksuesit, dhe ne i kemi në dorë të gjitha këto rezultate të të gjithë nxënësve që kanë hyrë në testin e arritshmërisë”, ka thënë drejtori Berisha.
Ndër të tjera i pari i Arsimit në Ferizajt, Agim Berisha , ka theksuar se kësaj rradhe janë treguar tri shkolla më të sukseshme duke veçuar këtu, shkollën fillore “Ismajl Qemajli”, “Aga Xhite” , si dhe shkolla fillore “Imri Halili” në fshatin Gaqkë. ”Në këtë vit testit të arritshmërisë i janë nënshtruar rreth 2119 semimaturantë. Ndërkaq shkolla që ka grumbulluar më së shumti pikër është “Ismjal Qemjali”, me 60.4 për qind e ka kaluar testin e arritshëmrisë, ne vendin e dytë hynë “Aga Xhite” me 59.3 për qind , dhe në vendin e tretë është shkolla “Imri Halili” me 58.1 për qind” është shprehur Berisha.
Testi i arritëshmërisë për nxënës të klasave të nënta , është administruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtorë të shkollave ku është mbajtur testi. Testi i arritshmërisë është vlerësim i dijes së nxënësve, ndërsa pikët e fituara në këtë test , nxënësve do t’u ndihmojnë në përzgjedhjen e drejtimit të preferuar për shkollim të mesëm.Zyrtarë komunal të Arsimit në Ferizaj, kanë bërë të ditur se të gjithë semimaturantët do të përfshihen në shkollimin e mesme në bazë të suksesit të arritur që nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën.
Testit të arritshmërisë në komunën e Ferizaj, i janë nënshtruar rreth 2119 semimaturantë.