Fillimisht ai ka takuar kreun e komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, për të vazhduar mëpastaj edhe me vizitat tjera në Gjykatën Themelore dhe kompaninë prodhuese "Tefik Çanga-dizajn".Takimi me drejtuesit e pushtetit lokal të Ferizajt ka zgjatur disa qaste, ndërsa para gazetarëve është prononcuar i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke dhënë edhe detaje të takimit. Svarqa fillimisht ka falënderuar SHBA-të për krejt atë që kanë bërë në Kosovë, ndërsa në veçanti e ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen që po i jep Ferizajt misioni i saj diplomatik në vendin tonë.
"Unë pata rastin dhe kënaqësinë e rrallë që sot ta kem për vizitë zyrtare në komunën e Ferizajt ambasadorin e SHBA-së Greg Delawie, me të cilin biseduam rreth çështjeve me interes për qeverisjen komunale dhe të cilin e falënderova që ka zgjedhë Ferizajn për qytet të parë të vizitës pas emërimit të tij në këtë cilësi", ka thënë Svarqa.
Për më tepër, kryetari Svarqa, ka vë në spikamë se gjatë takimit me ambasadorin Delaëie në fokus kanë qenë edhe çështjet që lidhen me të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Ferizaj, por në të njëjtën kohë duke marr përkrahje dhe mbështetje në realizimin e programit qeverisës.
“Ambasadorin e njoftova me të arriturat, me sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Ferizajt, dhe natyrisht që në këtë takim morëm edhe përkrahjen e ambasadorit për gjithçka që po bëjmë në realizimin e programit qeverisës të qeverisjen komunale, si komune shumë e rëndësishme e që do të ndikojë edhe ne realizimin e programit qeverisës të Republikës së Kosovës. Mendojë që është shumë me interes për Komunën e Ferizajt si dhe për Kosovën, që t’i thellojmë të gjitha bashkëpunimet me faktorët ndërkombëtarë e në veçanti me Shtete e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se në këtë takim nga ambasadori ka marr edhe rekomandime që të nxisin angazhimin e bizneseve në të gjitha lëmit edhe përmes bashkëpunimit me USAID-in amerikan.
I pyetur nga gazetarët se a është biseduar në këtë takim lidhur me asociacionin e komunave serbe, kryetari Svarqa, është shprehur se ajo çështje nuk është diskutuar, për shkak që kompetencat e tij lidhen me qeverisjen lokale.
Gjatë kësaj vizite, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie, është shoqëruar nga drejtori i USAID-it James Hope, ndërsa kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në shenjë mirënjohje për kontributin e ambasadës amerikane në Kosovë, ambasadorit Delawie i ka dhuruar një gravur të qytetit të Ferizajt.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie, gjatë paradites së të enjtes ka vizituar komunën e Ferizajt.