Sipas drejtuesve të ATK-së prioritet gjatë këtij viti mbetet vendosja e arkave fiskale, ndërsa sfidë numër një mbetet inkasimi i borxheve të vjetra. Kurse bashkëpunim të ngushtë me këtë Administratë kanë konfirmuar edhe drejtues të Drejtorisë komunale për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Ferizaj.” Do të shikojmë mundësitë që të bashkëpunojmë në forma të ndryshme” është shprehur Mustafë Grainca, Drejtor i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit në Ferizajt.
Kurse , Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti , ka theksuar se rajoni i Ferizajt ka një komunitet të taksapaguesve që ka shënuar rritje në pagesa dhe deklarim të tatimeve . Sipas tij edhe në nivel vendi situat paraqitet e mirë, ndërsa është bërë e ditur se në 6 mujorin e parë të këtij viti është shënuar rritje në masën 20 % të të hyrave nga taksapaguesit.
Drejtori i ATK-së ka zhvilluar një takim pune edhe me zyrtarët e Odës Ekonomike të Kosovës, në funksion të rritjes së nivelit të bashkëpunimit.U bë e ditur se ATK-ja ka rreth 67 mijë tatimpagues me shumëllojshmëri të tatimeve. Ky takim konsiderohet i rregullt, në të cilin analizohen të arritura dhe sfidat në periudhen 6 mujore të vitit.
Kryetari i Komunës së Ferizajt , Bajursh Xhemaili, Drejtori i Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit, Mustafë Grainca si dhe Drejtori i Inspektoratit komunal David Dema , kanë pritur në një takim drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Behxhet Haliti.