Mirëprita sot në zyrën time ekipin nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale i përbërë nga drejtori i Programit Christopher Thompson, zëvendësdrejtori Qemajl Marmullakaj dhe bashkëpunëtoret Edona Hajrullahu e Viona Aliu me të cilët biseduam mbi rëndësinë e ndërmjetësimit në lëndët gjyqësore të nisura apo ku është e përfshirë Komuna e Ferizajt, duke ndikuar në efikasitet më të shtuar të punës së gjyqësorit dhe zgjidhje më të shpejt të kërkesave të qytetarëve.