Bashkë me drejtorin e shëndetësisë dhe drejtoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, pritëm në takim nga projekti AQH z. Nicu Fota, udhëheqës i projektit AQH, znj. Zana Aqifi, zyrtare e lartë për komunikim në projekt dhe znj. Linda Mulolli, konsulente e projektit ku diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkëinvestimit me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke investuar në laboratorë dhe njësi të kujdesit ndaj pacientëve, me qëllim shërbimin më të mirë ndaj tyre.