Anëtarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt në mënyrë unanime i kanë dhënë dritë jeshile destinimit të mjeteve në lartësi prej 151 mijë euro për investime, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e rritjes së të hyrave vetanake gjatë vitit 2009, pas shumë mospajtimeve që patën gjatë debatit përkitazi me këtë çështje. Kjo shumë është bartur bashkë me shumat tjera, 295 mijë euro mjete të bartura nga viti 2008 në vitin 2009 si dhe mjetet e pashfryëztuara në vitin e kaluar prej 608 mijë eurosh, që në total arrijnë në 1 milion e 20 mijë euro. Arsyetimet lidhur me shumat e përmendura i ka preznetuar drejtori për Ekonomi dhe Finansa, Mustafë Grainca, i ciloi ka thënë se këto mjete do të destinohen për mallëra dhe shpenzime, subvencione dhe investime në projekte shtesë.Sipas raportit të preznetuar për paga dhe mëditje do të ndahen 117 mijë euro, subvencione-3 880 euro dhe për investime kapitale- 897 mijë euro. Në kategorinë për paga dhe mëdtije, hyjnë edhe pagesa e 44 eurove për 308 punonjësit shëndetësor si dhe pagesa e kujdestarive. Nga këto mjete do të invstohen edhe në 21 projekte të infrastrukturës.
Anëtarë e Kuvendit nga radhët e opozitës kanë shfaqur vërejtjet e tyre, duke thënë se bëhet fjalë për mjete të pashfrytëzuara në kohë të caktuar dhe këtë duke e verësuar si dështim të ekzekutivit komunal.
Imri Hashani nga LDD-ja ka thënë se këto mjete të tepërta janë tregues i një menaxhimi jo të mirë të qeverisë aktuale. Ndërsa Kemajl Ramadani nga AAk-ja ka kërkuar të dije se në bazën e cilave kritere janë zgjedhur projektet e infrastrukturës.
Në këtë debat është kërkuar të bëhen edhe korrigjime në listën e projekteve. Hetem Ibrahimi nga PD-ja ka kërkuar që qeveria lokale të investoj në dy fshatra të Ferizajt, Tërrn dhe Kosinë, të cilat po kërcënohen nga përmbytjet, duke thënë se është investuar në fshatra më të skajshëm dhe janë lënë pas dore këto dy lokalitete.
Sahit Krasniqi nga LDD-ja ka shfaqur brengën e tij se këto mjete të alokuara mund të dëmtojnë buxhetin komunal për investime kapitale prek 5.8 milion euro sa është paraparë. Ndërsa anëtarët e PDK-së, kanë thënë se inkasimi i të hurave dhe rritja e tyre nuk mund të vlerësohet si dështim, por ajo është në të mirë të vetë qytetarëve të Ferizajt. Xhavit Zariqi këtë quajti sukses të qeverisë, e cila po rritë edhe për më shumë se 1 milion fondet për investime kapitale. Por, anëtarët e Kuvendit pas gjithë këtyre vërejtjeve kanë tejkaluar dallimet dhe unanimisht pa asnjë votë kundër kanë miratuar këto ndryshime.
Drejtori Mustafë Grainca, paraprakisht ka shpjeguar se nga viti 2008 në vitin 2009 janë bartuar shumat e pesë projekte, të cilat për një arsye apo një tjetër nuk janë realizuar, ndër to edhe projekti për Planin Zhvillimor Urban, i cili nuk i është paguar kompanisë para se ajo të bëjë korrigjimet e gabimeve që ka bërë gjatë hartimit të këtij plani.
Xhavit Zariqi këtë e quajti sukses të qeverisë, e cila po rritë edhe për më shumë se 1 milion fondet për investime kapitale. Por, anëtarët e Kuvendit pas gjithë këtyre vërejtjeve kanë tejkaluar dallimet dhe unanimisht pa asnjë votë kundër kanë miratuar këto ndryshime.