Totali i mjeteve për bartje nga viti 2011 në vitin 2012 në komunën e Ferizajt është 1 milion e 174 mijë e 508 euro. Kjo ndryshe ,do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e radhës të Kuvendit komunal.
Mustafë Grainca ,drejtor i Drejtorisë për ekonomi,buxhet dhe financa në Ferizaj tha se organizatës buxhetore që ai e drejton do t’I mundësohet shpenzimi I këtyre mjeteve në programet dhe kategoritë ekonomike të caktuara.
Thuhet se Asambleja komunale me të marrë këtë vendim për bartje të mjeteve buxhetore i drejtohet Departamentit të buxhetit të komunave për t’Iakumuluar në tërësi vendimet e kuvendeve e më pas t’I drejtohet Kuvendit të Kosovës për të miratuar bartjen e mjeteve të pashfrytëzuara.Grainca thotë se presin që për një kohë të shkurtër të marrin përgjigje për shpenzimin e mjeteve.
Krahas bartjes së mjeteve të vitit 2011 në atë 2012,drejtues të Financave dhe buxhetit në Ferizaj thanë se në seancën e radhës të Asamblesë komunale do të debatohet edhe për shqyrtimin dhe miratimin për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për të hyra vetanake të komunës.
Njëkohësisht ,në mbledhjen e nesërme të Kuvendit komunal të Ferizajt do të hedhet edhe propozim –vendimi për vënie në diskutim publik të Projekt –Rregullores për ndarje të subvencioneve.
Të gjitha kategoritë buxhetore përfitojnë nga mjetet e pashfrytëzuara të vitit 2011