Back to School day
Sot në shkollën fillore “Tefik Çanga” u organizua aktiviteti “Back to School”, i realizuar nga Sektori i Rinisë në bashkëpunim me njësinë LMT të KFOR-it amerikan. Aktiviteti filloi me fjalë përshëndetëse dhe mesazhe motivuese për nxënësit, duke theksuar rëndësinë e arsimimit dhe angazhimit rinor. Më pas u zhvilluan aktivitete sportive dhe argëtuese si basketboll, futboll dhe lojëra të tjera, të cilat u pritën me entuziazëm nga nxënësit.
Në përmbyllje, u shpërndanë materiale shkollore për fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Ky aktivitet shënon një nismë të re në komunën tonë dhe synon të kthehet në traditë për të krijuar një atmosferë pozitive, bashkëpunuese dhe motivuese për gjeneratat e reja.