Rexhep Ramadani nga fshati Lloshkobare komuna e Ferizajt, kishte zgjedhur ditën e martë që të vjen në komunën e Ferizajt, për të kontaktuar drejtpërsëdrejti me zëvendësin e Avokatit të Popullit, Isa Hasanin. Ankesa e tij ishte ndërprerja e pensionit invalidor, pension nga i cili varej familja e tij pesë anëtarshe.”Wshtë hera e dytë që më është refuzuar, unë të bashkangjitur i kam vendimet, por edhe vërtetimet e mjekut që jam invalid. Unë erdha me u anku tek ju në mënyrë që të më bëhet ndonjë zgjidhje, për shkak se familje varet nga unë”, ka thënë Ramadani.
Nga ana tjetër zëvendësi i Avokatit të Popullit Isa Hasani, ka dëgjuar me kujdes brengen e Rexhep Ramadanit, ndërsa ka dhënë edhe këshillat e tij lidhur me këtë rast.”Unë mund të theksoj se Avokati i Popullit pranon ankesat, shqyrton dhe heton pretendimet nga ankesat ndërmerr hapat parandalues dhe ofron këshilla dhe rekomandime lidhur me ankesën apo rastin”, tha Hasani.
Ndryshe Avokati i Popullit ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme ligjore për t’i shqyrtuar ankesat, duku përfshirë edhe intervenimin e drejtpërdrejt të autoritetit përkatës, nga të cilat kërkohet të përgjigjen brenda një afati të caktuar kohor.
Këtë të martë zëvendësi i Avokatit të Popullit Isa Hasani, ka qëndruar në komunën e Ferizajt, për të dëgjuar nga afër hallet e qytetarëve.