Komunat e Kosovës janë themeli i qeverisjes dhe porta e parë për çdo kërkesë qytetare. Komunat kanë ndryshuar gjithë vendin, me mirëqeverisje, transparencë, llogaridhënie e përgjegjshmëri.
Sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Zv. Kryeministren Donika Gërvalla Schwarz, Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, kryetarët e komunave, donatorë e partnerë ndërkombëtar, anëtarë të Kuvendit të AKK-së, shënuam këtë përvjetor e gjithashtu nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme e Diasporës, për të ofruar lehtësi në shërbimet tona, për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në mërgim.