Kjo punë u bë falë Komunës së Ferizajt që realizoje këtë projekt madhor për banorët e kësaj pjesë të qytetit.
Për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rruge doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili theksoi se ky projekt është njëri ndër më kryesoret që po realizohet për këtë vit. Kjo rrugë bënë pjesë në kuadër të unazës së jashtme të qytetit të Ferizajt, e cila u tha se po asfaltohet me të gjitha standardet në mënyrë që qytetarët të ken sa më të lehtë qarkullimin e tyre.
“Kjo është një nga rrugët kryesore që lidhë unazën e jashtme të qytetit por që lidh fshatrat Zaskok dhe Doganaj. Është një rrugë me gjatësi 2351 gjerësi 6 metra dhe me një trotuar me gjerësi mbi një metër e gjysmë. Është rrugë e cila po shtrohet me dy shtresa , ku shtresa e parë është 7 centimetra, ndërsa pjesa e dytë do të jetë 4 centimetra” ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se kjo rrugë ka kushtuar 291 mijë euro, ndërkaq po planifikohet që kjo rrugë të bëhet edhe me ndriçim publik.
“Po planifikojmë që të jemi përfitues edhe të ndriçimit publik nga GIZ-i gjerman dhe nga kreditë e buta për të cilat ne kemi aplikuar dhe shpresojmë që do të jemi përfitues të më së paku 2 milion euro të cilat do ti sistemojmë proporcionalisht në viset rurale dhe pjesët urbane të qytetit. Besoj që qytetarët e kësaj ane kanë arsye të gëzohen me shtrimin e kësaj rruge sepse këtu ka qene gjithçka tjetër përpos rrugë” tha në mes të tjerash Svarqa
Ndërkaq banorët e kësaj ane janë shprehur tejet të kangur me këtë asfaltimin e rrugës së tyre.
Gjatësia e kësaj rrugë është 2 kilometra, ndërkaq në kuadër të këtyre projekteve pritet që këto ditë të fillojmë edhe asfaltimin e rrugës në Prelez të Jerlive, që është një unazë e brendshme e fshatit. Pastaj së shpejti do të filloj asfaltimi i rrugës Dardani- Zllatar dhe një rrugë në fshatin Greme.
Kështu dukej kohë më parë rruga Dogonaj-Zaskok, ndërkaq sot duke krejtësisht ndryshe.