Kjo rrugë me një gjatësi prej 7 kilometra dhe me gjerësi prej gjashtë metra, është vlerësuar si projekt i një rëndësie shumë të madhe për komunitetin e kësaj ane.
“Natyrisht se sot jo vetëm banoret e kësaj ane, por edhe institucionet kanë arsye që të jenë më të lumtura se zakonisht, sepse janë duke parë nga afër realizimin e një projekti madhor. Përmes këtij projekti do të lidhet edhe Ferizaj me komunën e Suharekës, ku tashmë punimet për këtë projekt kanë filluar”, ka thënë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Ai me këtë rast ka falënderuar edhe investitorët për realizimin e këtij projekti, por edhe punëkryersin duke theksuar se kjo rrugë plotëson të gjitha standardet e parapara.
“Është jashtëzakonisht mirë sepse po krijohen kushte të mira për të gjithë qytetarët e Ferizajt që të edhe vikendet e tyre të vizitojnë shtatat piktoreske të kësaj ane siç është Neredimja edhe Jezerci”, është shprehur Svarqa.
Ndërkaq përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës, Abdyl Ymeri, ka thënë se shumë shpejt, do të bëhet edhe shtresa e dytë me asfalt e kësaj rrugë.
Banorët e këtyre fshatrave janë shprehur mirënjohës, për realizimin e këtij projekti madhor që është bërë në fshatin e tyre.
Ky projekt kap shumën rreth 2 milion euro.
Në fshatin Neredime këtë të premte është bërë asfaltimi i rrugës, deri tek “Bashkimi dy Lumejve”.