Falë Komunës së Ferizajt, ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugës “Liman Rekaj” e cila gjendet në rrugën “Enver Topalli”.
Rruga është e gjatë rreth 330 metra, ndërsa gjerësia 6 metra.
Banorët e kanë mirëpritur këtë asfaltim të kësaj rruge duke thënë se kjo ka një rëndësi shumë të madhe për ta.”Kjo rrugë ka qenë e pakalueshme, edhe pse është një rrugë e cila na lidh me tregun e gjelbërt. Përveç asfaltimit janë bërë edhe trotuaret” është shprehur Muhamet Sahiti, banor i rrugës “Liman Reka” në Ferizaj. Kjo rrugë është bërë në kuadër të investimeve kapitale për vitin 2010 të Komunës së Ferizajt. Asfaltimin e kësaj rrugë po e bënë “Eskavatori Company”.
Ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugës “Liman Reka” rrugë kjo e një rëndësi të madhe