Banorët e kësaj rrugë janë shprehur tejet të kënaqur që më në fund është bërë asfaltimi i rrugës së tyre.
“Tash është ba shumë mirë, pasi u bë edhe rrënimi i mureve që ishin pengesë për asfaltimin e rrugës” është shprehur Ferat Mehmeti, banorë i kësaj rrugë.
Edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, tha se asfaltimi i kësaj rrugë është dashur të bëhet shumë më parë, po kanë pasur pengesa të shumta nga banorët.
“Është kryer edhe pjesa e mbetur e kësaj rrugë. Banorët tashmë janë të kënaqur që u bë edhe asfaltimi i pjesës së mbetur të rrugës”, ka thënë Ilazi.
Asfaltimi i rrugës “Fatmir Kërqeli” u bë me të gjitha standardet e parapara. Gjatësia e kësaj rrugë është rreth 300 metra ndërkaq gjerësia mbi 6 metra.
Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike që filloi në rrugën “Fatmir Kerqeli”, u bë edhe asfaltimi i kësaj rruge.