Edhe këtë të shtunë kreu i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit,Zhvillimit dhe Rindërtimit Ardian Ferizi, inspektuan punimet që po bëheshin në asfaltimin e rrugës"Enver Topalli". Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është shprehur se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe, për shkak se është rrugë e cila lidhet edhe me Brezovicën.”Është një rrugë me të gjitha standardet, që përpos ujit që tashmë është në nivel krejt tjetër, është edhe kanalizimit atmosferik, kanalizimi fekal, trotuaret dhe ndriçimi që do ta bëjmë vitin e ardhshëm. Kjo rrugë do të kompletohet me tërë infrastrukturën e nevojshme, në mënyrë që edhe qytetarët do të kenë mundësi që të ushtrojnë shumë më mirë edhe bizneset e tyre”, ka thënë kryetari Xhemaili, ndërsa ka falenderuar qyteatrët e kësaj pjese të qytetit që në bashkëpunim me komunën kanë bërë edhe heqjën e objekteve të cilat kanë qenë të panevojshme .”Këtu është poenta e kësaj rruge për faktin se janë zgjeruar shumë më shumë sesa kanë qenë dhe kështu tashmë lëvzijet e qytetarëve janë shumë më të lirëshme.Kjo rrugë po lidhet me rrugë të tjera anësore që është duke u punuar tek rruga e tregut të gjelbërt dhe rruga tjetër tek ndërrmarrja”Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”, dhe kështu po merr një pamje krejtësisht tjetër”, është shprehur Xhemaili.
Numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Bajrush Xhemaili , ka thënë se qyteti ynë, çdo ditë e më shumë po merr një fizjonomi krejtësisht tjetër. “Çdo ditë e më shumë po i afrohemi përfundimit të infrastrukturës. Për këtë vit kanë mbetur vetëm edhe 12 rrugë pa u asfaltuar nga 47 rrugë sa ishin në projekte. Të gjitha rrugët do të përfundojnë me afat rekord. Qyteti ynë tashmë ka një pamje krjetësisht tjetër dhe unë mendoj se vazhdimisht ka qenë kantier ndërtimi”, ka thënë Xhemaili.
Nga ana tjetër drejtori i Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi, është shprehur se në shumicën e rrugës “Enver Topalli”, kanë përfunduar trotuaret, ndërkaq në një pjesë ende , për shkak të disa punimeve që në të njejtën kohë është duke i zhvilluar, KEK-u dhe IPKO.”Ne venodosëm që të mos mbesim peng i KEK-ut dhe IPKO-s ta asfaltojmë rrugën në mënyrë që qytetarët të kenë një hapsirë se ka të lëvizin”, ka thënë Ferizi.
Ndërsa pronari i “Eupoparkut”, Afrim Brznica është zotuar se trotuaret do të rregullohen në afatin e paraparë. Ndryshe,gjatësia e asfaltimit të rrugës “Enver Topalli” ishte 510 m me 1.2 km trotuare si dhe me gjerësi 6 metra e gjysmë.Vlera e këtij projekti është 216 mijë euro,ndërsa po sot u bë e ditur është asfaltuar edhe rruga në fshatin Prelez të Ferizajt si dhe këtyre ditëve do të asfaltohen edhe 11 rrugë të tjera në këtë komunë.
Xhemaili: Ferizaj, është shndrruar në kantier ndërtimi