Banorët e Lagjës Karameta të Gremes së Ferizajt në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së për komunën e Ferizajt janë bërë me rrugë të asfaltuar në kuadër të një projekti të përbashkët të komunës dhe komunitetit të lagjes. I pari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë me këtë rast se ky është shembulli më i mirë se po punojmë me përkushtim të madh për t’i jetësuar amanetet e dëshmorëve."Ndiej kënaqsinë e madhe t’i uroj banorët e kësaj lagje për këtë projekt.Kjo dëshmon se nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë edhe me projektet e tjera.Tashmë pothuajse jemi në fazën përmbyllëse të asfaltimit të rrugëve në fshatin Greme si më i madhi në komunë.Vitin tjetër është planifikuar edhe një projekt tjetër për këtë fshat dhe kështu po përmbyllim ciklin investiv në këtë fshat " theksoi Aliu
Banorët e fshatit Greme të kënaqur me asfaltimin e rrugës