Banorët e kësaj rrugë janë shprehur mirënjohës komunës së Ferizajt, për asfaltimin e tyre duke theksuar faktin se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për ta.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Ferizaj, Gafurr Ilazi, ka thënë se shumë shpejt pritet të asfaltohen edhe disa rrugë të tjera ku vlera totale e tyre kap shumën mbi 90 mijë euro.
Këtë të hënë, Komuna e Ferizajt, ka bërë asfaltimin edhe të një rruge të re në kuadër të projekteve kapitale për këtë vit.