Nisur nga ky motiv, është edhe produkti muzikor i legjendës ferizajase, Veli Sahiti, i cili u prit në takim nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu për t’i dhuruar diskun me këngën më të re, dedikuar vlerave tona të luftës çlirimtare.
Kryetari Aliu u shpreh falënderues për dhuratën dhe se konfirmoi mbështetjen për këngëtarin Sahiti dhe gjithë skenën artistike ferizajase në projekte të ndryshme.