Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani takoi sot drejtuesit e përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Sportive si dhe drejtorët e shkollave fillore të qytetit, me të cilët u diskutua mbi angazhimin tripalësh për organizimin e garave në hendboll me shkollat fillore të qytetit, me ç’rast avancohet sporti shkollor duke nisur me hendbollin, në qytetin simbol të hendbollit, në Ferizaj ku po nis kjo nismë për herë të parë.