Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, vizituam sot Qendrën e HANDIKOS-it në Ferizaj, ku u mirëpritëm nga drejtori Enver Kosumi me bashkëpunëtorë, me ç’rast bashkëbiseduam mbi tema të shumta, bashkëpunimet tona, nismat e projektet që synojmë bashkë t’i realizojmë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara, për të cilën kemi gatishmërinë tonë të plotë t’i mbështesim me mundësitë tona buxhetore dhe të shtojmë angazhimin e përbashkët për gjithëpërfshirje.
Urime të gjithë personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre – 3 Dhjetori!