Kryetari i komunës së Ferizaj, Agim Aliu, ka pritur në takim Shkëlqesinë e Tij, Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë.
Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e projekteve lokale. Në këtë kuadër, u vlerësua roli i Suedisë në përkrahjen e bizneseve dhe iniciativave zhvillimore në vend.
Po ashtu, kryetari Aliu mori pjesë në ngjarjen Pop-Up Embassy, e cila promovon vlerat suedeze, inovacionin, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe mbështetjen për shoqërinë civile.
Me këtë rast, u shpreh mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Suedisë në Kosovë, veçanërisht në fuqizimin e sektorit ekonomik dhe përkrahjen e të rinjve dhe studentëve.