
Në shenjë falënderimi për mikpritjen e ngrohtë, kryetari Svarqa i dhuroi ambasadores Viets një gravurë të Ferizajt dhe e ftoi ambasadoren gjermane për vizitë në Ferizaj. Ftesa u mirëprit me kënaqësi.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, qëndroi dje pasdite për vizitë në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, ku u prit nga ambasadorja Angelika Viets me bashkëpunëtorët e saj. Kryetari Svarqa e njoftoi ambasadoren gjermane me zhvillimet aktuale politike, ekonomike e shoqërore në Ferizaj e rrethinë dhe shfaqi interesin për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit, në të mirë të banorëve të Komunës së Ferizajt.