Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu , ka pritur në një takim ekipin e OSBE-së i cili po kryen misionin e tyre në Kosovë. Me këtë rast numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, përfaqësuesit e OSBE-së i ka njoftuar për të arriturat e komunës.
Kryetari Aliu, po ashtu këtë ekip e ka njoftuar që gjatë ditës së sotme ka inspektuar edhe punët të cilët po kryhen në shumë projekte të ndryshme në komunën e Ferizajt.
Ndërsa, koordinatori i ekipit të OSBE-së për komunën e Ferizajt, Nicohlas Stansfield, me këtë rast ka uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të Komunës së Ferizajt. Ai ka theksuar se bashkëpunimi me të mision të vazhdojë edhe në të ardhmen.
U diskutuan çështje të rëndësishme.