Me veprën e tij të jashtëzakonshme atdhetare e veprimtarinë e shquar politike, duke qenë simbol i rezistencës e vlerë e shtetndërtimit të Republikës, rrugëtim jetësor përplot sakrifica e qëndresë, mishërim i guximit intelektual për Komb e Atdhe, për Kosovën Republikë në të hershmet vite të përpjekjeve tona për lirinë, me trashëgiminë dokumentare që po i lë Ferizajt e Kosovës me veprën e tij të shkruar, në vigjilje të 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, së cilës i dha gjithë dijen, mundin e sakrificën, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”
Për:
ALI MEHMETI
Për kontribut të veçantë në promovimin e vlerave të shtetndërtimit, ngritjen e fuqizimin e Ferizajt dhe përurimin e vlerave më të larta atdhetare, intelektuale e ekonomike.