
Kësaj turme i ka prirë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Besim Zymberi së bashku me organizatat e dala të luftës së UÇK-së si dhe shumë e shumë familjarë të dëshmorëve, por edhe qytetarë.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Besim Zymberi ka theksuar se kjo ditë na kujton të gjithëve historinë tonë shekullore.
Aktivitete të shumta ka pasur gjatë gjithë kohës në qytetin e Ferizajt, ndërsa në orët e mbrëmjes është shfaqur edhe një koncert festiv për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë, në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, ku kanë performuar artistë të mirënjohur ferizajas dhe emra të tjerë të muzikës shqiptare.
Ndërsa mbyllja e këtij koncerti festiv është bërë më fishekzjarre të shumta ne qytetin e Ferizajt, të përgatitur enkas për jubileun e 100-ntë të Pavarësisë, Lirisë e Shtetësisë Shqiptare.
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar janë organizuar aktivitete të shumta.