Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Naim Feratit, këto përgatitje më së shumë po bëhen për një shfaqje premiera e së cilës do të jepet të premten në tetarin profesionist”Adriana” në Ferizaj. “Brenda këtij muaji për të 41 herë me radhë do të mbahet edhe edicioni i festivalit të teatrove ku veç tashmë kanë filluar përgatitjet, ndërkaq janë në përgatitje edhe sipër edhe dy shfaqje ku njëra do të jetë premier këtë të premte, ndërsa tjera do të jetë në kuadër të festivalit, shfaqje kjo e Haqif Mulliqit”, është shprehur drejtori Ferati, ndërsa ka shtuar se vazhdimisht do të ketë aktivitete kulturore si ekspozita,orë letrare dhe shumë e shumë aktivitete të tjera.
Nga ana tjetër përgjegjësi i teatrit të qytetit”Adriana”, Fatmir Hyseni, ka potencuar faktin se po punojnë mjaft shumë në përgatitjen e shfaqjes preria e së cilës do të jetë të premten.” Tashmë i kemi provat gjenerale, sot do të kompletohemi me muzikë dhe njoftime dhe gjërat të tjera. Në shfaqje bëhet fjalë për dy të rinj fëmijë në moshën 15 vjeçare të cilët janë të lënë pas dore”, ka thënën Hyseni.
Me këtë shfaq do të diplomojnë edhe dy të rinj studentë ferizajas Donat Berisha dhe Milot Salihu.
Drejtoria Komunale e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, është në vlugun më të madh të përgatitjeve për aktivitete kulturore që do të zhvillohen gjatë këtij muaji.