
Drejtori i Kulturës, rinisë dhe e sportit në Ferizaj, Enver Haliti tha se përkundër borxheve të trashëguara, ia kanë dalë të mos rrezikojnë asnjë aktivitet.
Haliti gjithashtu theksoi se kanë hedhur ne diskutim publik dy rregullore me rëndësi, ato të Këshillit të veprimit rinor lokal dhe të punës vullnetare, si dhe atë të ansamblit të këngëve dhe valleve "Kastriotët".
Drejtuesit e kulturës shtuan se për këta 9 muaj në kulturë harxhuan 80 mijë euro, kurse në sport mbi 100 mijë euro. Në vitin e ardhshëm presin edhe më tepër donacione për të mbuluar financiarisht të gjitha aktivitetet.
E kur foli për prioritetet e vitit të ardhshëm , drejtori i kulturës tha se Ministria e kulturës,rinisë dhe sportit ua ka premtuar ndërtimin e një qendreje rinore dhe ndërtimin e një salle të sportit.
Drejtoria komunale e kulturës, rinisë dhe e sportit në Ferizaj në vitin 2015 do të ketë buxhet më të lartë për 52.16% se në këtë vit.
Gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti në drejtorinë e kulturës,rinisë dhe sportit, janë zhvilluar aktivitete të shumta në të gjitha këto sektorë.