Komuna e Ferizajt, edhe këtë vit ka bërë përgatitje të shumta për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë. Aktivitete për shënimin e kësaj ditë kanë filluar nga sot me një turnir ne volejboll në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha gratë e institucioneve, përfshire këtu Komunë, Spitalin, QKMF, Policinë e Kosovës, Gjykatën dhe Prokurorinë.
Këto aktivitete kanë vazhduar tutje me një koncert për fëmijë në të cilin kanë performuar emra të ndryshëm të fëmijëve.
Poashtu është mbajtur një orë letrare e organizuar nga klubi letrat “De Rada”, takim me krijuesit ku teme diskutimi ishte “Rrugëtimi i Kosovës drejt Pavarësisë”.
Aktivitete e ditës së sotme kanë përfunduar me hapjen e ekspozitës kolektive të Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj.
Ndërsa gjatë ditës së nesërme janë organizuar edhe aktivitete të tjera, duke filluar me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, do të ketë një koncert festiv si dhe do të shfaqet shfaqja “Kontrolli dhe makina e dashurisë” në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj.