Mësohet se tashmë në tri pika më problematike të rajonit ku vërehen edhe lëvizjet më të mëdha të dëmtuesve janë vendosur kontejnerë në të cilët po qëndrojnë rojet e pyjeve dhe policia.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Xhemajl Reçica, ka thënë se ky aksion ka nisur në fillim të këtij muaji dhe po zhvillohet në koordinimi të plotë në mes komunës, policisë, inspektoratit dhe gjyqësorit. Sipas tij, deri më tani janë konfiskuar 32 metra kub dru, ndërsa janë deponuar edhe dhjetë masa penale dhe tri kundërvajtëse."Aksioni i nisur ka për qëllim të parandaloj eksploatimin e pakontrolluar të pyjeve. Tashmë kemi caktuar tri pika problematike, një në Jezerc te bashkim i dy lumejve, një në Pleshinë te Kurtaliqët dhe një në fshatin Burrnik. Efektet e para po shihen dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë aksion" ka thënë Reçica.
Për më tepër mësohet se se qëndrimi në këto pika i policisë dhe rojave do të jetë ditor, ndërsa në kuadër të planit strategjik në baza javore dhe mujore do të ketë veprime të përbashkëta të policisë, inspektoratit dhe komunës në teren.
"Policia dhe Gjykata janë zotuar që të na dalin në ndihmë në çdo kohë varësisht nga nevojat. Një përkrahje të konsiderueshme e kemi edhe nga inspektorati i të gjitha niveleve" ka thënë Reçica, i cili njëherësh ka paralajmëruar edhe një aksion tjetër në koordinim me inspektoratin e tregut për vëzhgimin e vend punishteve ku përpunohet druri industrial."Do të ketë një kontroll edhe të kësaj veprimatrie sepse konsiderohet se këta janë edhe nxitësit më të mëdhenj" ka thënë drejtori Reçica.
Bëhet e ditur se shumë shpejtë do të vendoset edhe një pikë tjetër në pjesën kah malet e Zhegocit, të cilat konsiderohen si ma të ruajturat. Aktualisht në komunën e Ferizajt operojnë 12 roje të pyjeve, numër ky i vogël për terrenin që e mbulojnë. Së fundi, paisja e rojave me armatim për sigurimin fizikë të tyre mendohet se do ta rris edhe më shumë efektin parandalues kanë thënë zyrtarët.
Komuna e Ferizajt ka ndërmarr disa veprime në teren me qëllim të parandalimit të prerjes ilegale të pyjeve të komunës, të cilat sipas zyrtarëve komunal veç kanë nisë të japin efektet e para.