Me vendim të kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të martë është bërë mbyllja e 43 lojërave të fatit që gjenden në qytetin e Ferizajt. Aksionin është zhvilluar në bashkëpunim me Administrata Tatimore dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë. Ne vendim e kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, thuhet se sektori i Gjeodezisë-Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër ka shikuar të dhënat në raportin e Krimoteknikës të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, të datës 10.02.2014, me të cilat kanë vërtetuar se matjet e bëra, gjegjësisht distanca prej objekteve të lojërave të fatit dhe objekteve edukativo-arsimore, institucionet historike, fetare dhe komunale janë të sakta.
Në bazë të këtyre matjeve të bazuara në ligjet në fuqi konstatohet se asnjë objekt i kazinove dhe lojërave të fatit nuk i plotësojnë kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtare në qytetit e Ferizajt.
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, ka thënë se aksioni i ditës së sotme është marr me qëllim të vetëm që këto biznese të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, kanë ra ndesh me ligjin.
“Ne fillimisht kemi ndërmarr hapat e parë të cilët kanë qenë matjet e objekteve të cilat e ushtrojnë këtë veprimtare dhe të cilat janë afër institucioneve arsimore, objekteve fetare e historike dhe në të njëjtën kohë ato objekte që bien në kundërshtim me afërsinë që kanë në mes vetie. Duke ju falenderu ekspertëve të krimoteknikës, ne kemi kontsatu, përmes Drejtorisë për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër si dhe të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit se të që të gjitha këto matje janë të sakta dhe konform kësaj ne këtu po zbatojmë atë që quhet ligj. Mua më vjen mirë që kësaj here ne jo që po demonstrojmë forcën e shtetit, por që po demonstrojmë gatishmërinë tonë dhe të institucioneve tona të përgjithshme për funksionimin ligjit”, është shprehur kryetari Svarqa, duke thënë se ky aksion është në dobi të të gjithë qytetarëve ferizajas.
“Unë ju sqarojë me kompetencë të plotë të gjithë atyre afaristëve, që e kanë ushtruar këtë veprimtari për kohë të gjatë që e kanë të drejtën e tyre që nga dita e nesërme mund të aplikojnë për pëlqimet e tyre në komunë, natyrisht që nuk duhet të bien ndesh me ligjin në fuqi që do të thotë se ne jemi të interesuar që mos të shkelet asnjë e drejtë qytetare, por që të drejtat e tyre t’i realizojnë vetëm në harmoni me ligjet në fuqi për të cilat ne si qytetarë jemi të obliguar t’i respektojmë që nga qytetari më i thjeshtë e deri tek qytetarët me instanca më të larta”, është shprehur Svarqa.
Këtë aksion e kanë vlerësuar edhe zyrtarët e ATK-së duke thënë se po largohën të gjitha objektet që në nuk i kanë plotësuar kriteret e bazuara në ligj.Ata u kanë apeluar pronarëve të lojrave të fatit që nëse janë në kundërshtim me kriteret e parapara që vet ti largojnë ato.
"Në Ferizaj është aksioni i dytë që po ndërmerret, pas kërkesës së Drejtorit të ATK-së. Në aksion e parë në muajin dhjetor është bërë mbyllja e 15 njësive, ndërsa sot bëhet mbyllja e 43 njësive të lojërave të fatit." ka thënë Bekim Jupa me menagjer i lojërave të fatit në ATK, për të shtuar se këto biznese duhet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nëse nuk janë në kundërshtim me ligjin dhe nëse janë larg këtyre objekteve.
Edhe Policia Rajonale e Ferizajt, ka dhënë mbështetjen në implementimin e këtij vendimi. Drejtori Rajonal i Policisë,
nënkoloneli Gazmend Hoxha, ka thënë me këtë rast se policia gjatë tërë kësaj kohe i ka dhënë mbështetje komunës dhe ATK-së dhe është e përkushtuar në zbatimin e ligjit.
Ndryshe, bëhet e ditur se ky aksion do të vazhdoj edhe më tutje dhe respektimin e këtij vendimi do ta bëjnë inspektorati komunal,policia dhe ATK-ja.
Ndryshe, merret vesh se të gjitha këto biznese që janë mbyllur kanë qenë të licencuara me Ligjin 2004/35, ndërsa Ligji i ri 04/080 që ka hyrë në fuqi në vitin 2013 specifikon edhe plotësimin e këtyre kritereve që nuk kanë qenë më parë.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, i ka prirë aksionit të ditës së martë për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit që janë në qytetin e Ferizajt.