Handbolli si sport me traditë në qytetin e Ferizajt po hyn në një fazë të re zhvillimi me lansimin e Akademisë së Hendbollit “Kastrioti”, e cila nis zyrtarisht nga muaji shtator 2025, për fëmijët e moshës 7 deri në 12 vjeç.
MINI HENDBOLL NËPËR SHKOLLA & LIGA E SHKOLLAVE
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Sportin Shkollor Ferizaj, do të organizohet:
• Mini handboll nëpër shkollat fillore të qytetit
• Liga e Shkollave të Ferizajt, për identifikimin dhe përzgjedhjen e talenteve të rinj
AKADEMIA – ZHVILLIM I THELLUAR PËR TALENTËT E ZGJEDHUR
Fëmijët që shfaqin talent dhe dëshirë për të vazhduar më tej me hendboll, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e Akademisë së Klubit KH Kastrioti, ku do të stërviten:
Në sallën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj
3 herë në javë
Nën drejtimin e trajnerit kryesor Vladimir Gligorov, një emër me përvojë të pasur në zhvillimin e gjeneratave të reja
Stërvitjet në akademi do të jenë të strukturuara profesionalisht dhe do të përfshijnë:
Aspektet teknike dhe taktike të lojës
Edukim fizik dhe zhvillim personal
Frymë ekipore dhe disiplinë sportive
Pjesë e stafit do të jenë gjithashtu lojtarë aktivë dhe ish-lojtarë të KH Kastrioti, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre drejtpërdrejt me fëmijët.
AKADEMIA ËSHTË FALAS – MBËSHTETJE NGA KOMUNA
Falë përkushtimit të klubit dhe bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt, pjesëmarrja në akademi do të jetë falas për të gjithë fëmijët. Kjo është një mundësi e artë për çdo fëmijë që dëshiron të jetë pjesë e një ambienti sportiv të shëndetshëm dhe edukues.
REGJISTRIMET JANË TË HAPURA!
Për informata dhe regjistrim kontaktoni:
khmkastrioti@gmail.com
049-500-450
⸻
Bashkohuni me ne për të ndërtuar të ardhmen e hendbollit në Ferizaj!